.
×

Fantastike: Kosova kalon në finale, një fitore larg botërorit të Spanjës



Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshat U21 ka shënuar fitore ndaj Paraguayit dhe ka kaluar në finale të “IHF Trophy Intercontinental”, transmeton Gazeta Metro. Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Kosova shënoi fitore ndaj Paraguyait me rezultatin 35-27.

Kosova edhe pjesa e parë e kishte përfunduar në avantazh prej 5 golave, 19-14. Të dielën me fillim prej orës 18:00 Kosova zhvillon finalen me Taipein Kinez, skuadër të cilën e ka mposhtur në ndeshjen e parë. Me fitore eventuale në finale Kosova do të sigurojë pjesëmarrjen në botërorin e juniorëve që mbahet gjatë verës në Spanjë.

Kujtojmë që Kosova U21 kishte shënuar edhe dje fitore ndaj Nigerisë me rezultatin e ngushtë 35-31.