.
×

Fanliga e Kosovës mahnitë me tifozët në fushë të futbollit dhe me programin e saj



Çdo të diel paradite, duke filluar në orën 10:00, te fusha Sopa Sport, ekipet pjesëmarrëse me përbërje nga anëtarët tifozë të fanklubeve të ekipeve më të mëdha europiane po shkëlqejnë me lojën e futbollit, me organizimin e mirë shoqëroro-sportiv dhe me veçorinë e theksuar socializues e garues.

Fanliga ka filluar më 20 janar 2019 dhe përveç ligës me pikë, ndër të tjerash do të garoj për kupë dhe për supërkupë. Aktualisht Fanliga e Kosovës gjendet në javën e tretë (3) të programit të saj dhe ka regjistruar deri tani, gjithsej 60 gola të shënuara. Tërë sezoni i rregullt ka në program 23 javë lojë dhe parashihet të përfundoj më së largu më 28 korrik 2019.

Liga përbëhet nga 18 javë lojë, kurse Kupa përbëhet nga 4 javë lojë. Superkupa natyrisht do të jetë në fund crème de la crème dhe do të luhet në mes dy fituesve, fituesit të ligës dhe fituesit të kupës së Fanligës. Fanliga e Kosovës mirëpret të marrin pjesë edhe fanklube tjera të ekipeve europiane, siç është rasti me tifozët e ekipit AS Roma të cilët janë paraqitur më vonë dhe gjatë këtij sezoni do të inkuadrohen të marrin pjesë vetëm për kupë e supërkupë.

Momentalisht, financimi bëhet nga fanklubet dhe pjesëmarrësit e tyre. Por duke marrë parasysh shpenzime e larta javore, pagesën e fushës, pagesën e dy gjyqtarëve, delegatit dhe të pajisjeve të tjera sportive, Fanliga ka nis proces për tu bërë OJQ, dhe mirëpret sponsorizues e përkrahës të çdo lloji për këtë projekt madhështor me aktivitet kulturor, shoqëror-sportiv dhe social e garues.

Përveç Statutit të saj të OJQ-së, Fanliga ka edhe bordin e përbërë nga udhëheqësit e fanklubeve nga e cila rrjedh edhe kryesia e Fanligës. Bordi ka 10 anëtarë, kurse Kryesia përbëhet nga 3 anëtarë: kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit. Fanliga e Kosovës, përveç legjislaturës të saj, ka edhe disa tërësi të rregullave për fusha të caktuara, si p.sh.: Rregulloren e Bordit, Rregulloren e zgjedhjes së Kryesisë,

Rregulloren për organizimin e lojës futboll i vogël, Rregulloren për masat ndëshkuese, etj.. E tërë kjo punë brenda Fanlgës bëhet vullnetarisht dhe pa asnjë përfitim material. Fanklubet të cilat po e mrekullojnë këtë organizim shoqëror-sportiv dhe socialgarues janë të regjistruara zyrtarisht nëpër klubet e tyre europiane, dhe vërtetë ia vlenë të ceket se janë tifozë të organizuar shumë mirë e jashtëzakonisht të çmuar për shoqërinë në vend, të cilëve duhet shënuar merita të mëdha kulturore, shoqërore sportive dhe social-garuese. Këto fanklube zyrtare janë: 1. Arsenal Kosovo Supporters

Club (FC Arsenal London); 2. Penya Kosovar del FC Barcelona (FC Barcelona);

Bavarezët (FC Bayern München); 4. Chelsea Fan Club Kosovo (FC Chelsea);

Juventus Official Fan Club Kosovo (FC Juventus); 6. Inter Club Kosova (Inter Milan);

OLSC Kosova Reds (FC Liverpool); 8. Man United Fans Kosova (Manchester United);

Milan Club Kosova (AC Milan); dhe 10. Galaktikët e Palmës (Real Madrid).

Fanliga e Kosovës, përveç aktivitetit futbollistik po përpiqet të përkrah dhe të organizoj edhe aktivitete tjera, si psh.: takime para ekranëve televiziv për lojët me përballje të ekipeve të fanklubeve pjesëmarrëse në Fanligë. Një rast i tillë dhe shembull për të tjerat do të jetë loja ndërmjet FC Bayern dhe Liverpool FC, garë e cila do të luhet në rundin e 16-të, të më të mirëve të Ligës së Kampionëve dhe parashihet të mbahet në njërën nga kinematë më të mira në Kosovë. Këto dy tifogrupe, fanklubi “Bavarezët” dhe fanklubi “OLSC Kosova Reds”, do të ndajnë ambientin e kinemasë në dysh dhe padyshim që do të përvëlojnë atmosferën me brohoritje e këngë si të ishin në stadium.

Disa nga fanklubet pjesëmarrësve, siç janë “Arsenal Kosovo Supporters Club”, “Inter Club Kosova”, “Juventus Official Fan Club Kosovo” dhe “Chelsea Fan Club Kosovo”, përveç aktiviteteve shoqërore e sportive, angazhohen shumë edhe në aktivitete bamirëse për njerëzit skamnor dhe në nevojë. Në anën tjetër ka edhe fanklube si “Penya Kosovar del FC Barcelona”, të cilët më 2016 kanë organizuar edhe kamp sportiv në lidhje të drejtëpërdrejt me klubin e tyre europian për vjeljen dhe zbulimin e talentëve të rinj futbollistik. Ndërsa fanklubi “Bavarezët”, më 2013 madje kanë pasur edhe ftesë për takim nga ish-presidentja e Kosovës, ku ndër tjerash është biseduar edhe për përkrahjen shtetërore ndaj fanklubit në lidhje me lehtësime për marrjen e vizave për bavarezët që dëshirojnë të udhëtojnë për në Munih. Pastaj, “OLSC Kosova Reds”, “Man United Fans Kosova”, “Galaktikët” dhe “Milan Club Kosova” vazhdimisht takohen në numër të madh të tifozëve dhe përcjellin bashkërisht lojët e ekipeve të tyre, si brenda edhe jashtë vendit.

Një ndër privilegjet e përbashkëta e statutit “fanklub zyrtar” është identifikimi I individëve në shoqëri me klubet që i adhurojnë e i duan, lehtësimi në gjetjen e biletave për hyrje në stadiumin e ekipeve të tyre, lirimi për blerjen rekuizitave dhe veshmbathjeve të ekipeve të tyre, etj.. Fanliga e Kosovës, deri tani i vlerëson shumë arritjet e këtij projekti të përbashkët të fanklubeve anëtare dhe uron që një ditë, edhe fanklubet e ekipeve vendore të gjejnë gjuhën e përbashkët, afërsinë shoqëroro e sportive dhe të socializohen në garë.