.
×

Familjarët e Naim Zeqirit i paraburgosur në Serbi të zhgënjyer me institucionet



Shtetasit kosovar Naim Zeqiri autoritetet e Serbisë i kanë vendosur masën e paraburgimit prej tre muajsh. Zeqiri u plagos nga xhandarmëria serbe shtatë javë më parë teksa po priste dru në zonën kufitare me Serbinë.

Bashkëshortja e Naim Zeqirit, Afërdita thotë se nuk din asgjë për bashkëshortin e saj. Ajo madje nuk ishte informuar për masën e paraburgimit që autoritetet serbe i vendosën burrit të saj.

“Hiq askush nuk na ka thirr as nuk na kanë tregu sen të Zotit”, tha ajo për RTK.

Nëna e tre fëmijëve thotë se tash e shtattë jave prej kur ndodhi aksidenti në zonën kufitare me Serbinë askush nuk është interesuar për burrin e saj.

“Shumë keq prej qeverisë tonë që mos me u interesu për një qytetar të vetin që është në Serbi, katastrof është”, thotë ajo.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se falë angazhimit të tyre kanë mbërritur edhe informacionet e para në lidhje me Naim Zeqirin.

MPJ pret që brenda pak ditësh shtetasi kosovar të intervistohet në prani të avokatit.