.
×

Familjarët e ‘gyelnistëve’ të deportuar raportojnë para Komisionit hetimor Parlamentar



Në Komisionin hetimor parlamentar për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, në këto momente janë duke raportuar familjarët e ‘gylenistëve’ të deportuar. Familjarët kanë kërkuar që seanca e raportimit para Komisionit të jetë e mbyllur, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Gjithashtu kanë kërkuar që gjithçka që ka të bëjë me raportimin e tyre të jetë konfidenciale, pasi sipas tyre u rrezikohet jeta e familjarëve të tjerë të cilët jetojnë në Turqi.

Sot gjatë ditës para komisionit ka raportuar edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili ishte në detyrë në kohën kur kishte ndodhur deportimi.

Para Sefajt ka raportuar edhe kryeministri Haradinaj, ndërsa presidenti Hashim Thaçi nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe përkundër faktit që është ftuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar.