.
×

Familja Jashari pret pjesëtarët e FSK-së, por  jo edhe ministrin Haki Demolli!  



Familja e komandant Adem Jasharit ka vite që mban inat me politikajt e Kosovës dhe në shenjë inati ua ka “mbyllur derën” për vizita në këtë familje!

Bota press  Prekaz 6 mars

 

Megjithëse kanë bërë homazhe së bashku të varrezat e familjes Jashari dhe kanë vënë kurora lulesh pranë varrit të komandant Adem Jasharit, në Kullën e Jasharajve janë pritur vetëm komandanti I FSK-së Kadri Kastrati me oficierë te tjerë të FSK-së por jo edhe ministri Haki Demolli.

Arsyen e “mungesës” së ministrit Haki Demolli në familjen Jashari nuk e kanë shpjeguar as Ministria e FSK-së e as familja Jashari.

Por ajo që tashmë dihet dhe që u tha dje edhe në manifestimin kryesor në kazermën Adem Jashari në Prishtinë nga vetë Bekim Jashari, familja e komandant Adem Jasharit ka vite që mban inat me politikajt e Kosovës dhe në shenjë inati ua ka “mbyllur derën” për vizita në këtë familje! (Bota press)