.
×

Familja e gazetarit të ndjerë Shefki Popova e zhgënjyer që Dega e LDK në Vushtri nuk i ftoi në përvjetor



Familja e gazetarit të ndjerë Shefki Popova i cili u vra pas luftës në Kosovë në rrethana misterioze, vrasje kjo që as sot e kësaj dite nuk është hetuar dhe zbuluar, ka shprehur shqëtësimin e vet për shkak se Dega e LDK në Vushtrri nuk e ftoi këtë familje në përvjetorin e saj të themelimit. Familja Popova ka rikujtuar drejtuesit e Degës së LDK në Vushtrri se familjari i tyrë Shefki Popova ishte ndër themeluesit e Degës në Vushtrri dhe si familje ata nuk kërkojnë asgjë nga pushteti por vetëm rrespekt për njerëzit që i çmon e gjithë Kosova, kanë shkruar në reagimin e tyre familja Popova, përcjellë Botapress. Ja reagimi i plotë i familjes Popova: Ne shenimin e pervjetorit te LDK dega ne Vushtrri famlija e jone e meritoi nje ftese ne kete ceremoni per nder te djerses se derdhur te babait tone e familjes sone si themltar te e asaj dege se bashku edhe me shume atedhetar te asaj kohe. Nuk jemi duke kerkuar asgje nga pushteti i juaj mos e keni friken se nuk kemi aspak nevoje per ju mirepo keni obligim t’i respektoni pak njerezit qe i qmon e gjithe Kosova. Per shkak te ketyre mos perfilljeve vite me rradhe zyra e juaj e LDK -se ne Vushtrri nuk dallon asgje nga ndonje kafeqajtore e qytetit. Familja e Shefki Popoves