.
×

Fakulteti i Filologjisë injoron SBAShK-un, nuk mban grevë



Thirrjes së SBASHK-ut për grevë dyorësh nuk i është përgjigjur Fakulteti i Filologjisë, në të cilin ka vijuar procesi i rregullt mësimor.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Flutura Demaku, zyrtare e lartë në Shërbimin e Studentëve në këtë fakultet.

“Grevë nuk është mbajtur dhe ka vazhduar procesi i rregullt mësimor”, ka thënë ajo për EO.

Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020.

Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi, dogana e policia i filluan masat sindikale.