.
×

Faik Krasniqi: Gazetarin Bardhyl Ajeti e vrau SHIK-u!? (Video)



Në emisionin “Katror” në First Channel, analisti Faik Krasniqi ka akuzuar SHIK-un për vrasjen e gazetarit të Bota Sot, Bardhyl Ajeti, i cili u vra nga persona ende të pa njohur.

Krasniqi ka thënë se në këtë vrasje ka gisht politika.

“Çdo herë deviohen pistat. Bardhyl Ajeti është vrarë nga SHIK-u. Ne kemi pasë rast dhe kemi parë shkrimet e Bardhylit të cilat kanë qenë kundër SHIK-ut”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se Bardhyli nuk u vra për motive personale, por për motive politike.

“Çdo gjë do të del në dritë me themelimin e Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë do t’i zbardh të gjitha këto raste”, ka thënë Krasniqi. /First Channel/