.
×

Fadil Bahtiri: Kujdes në zgjedhjet lokale të 22 tetorit



 

Kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë deri në ditën e zgjedhjeve  lokale ku do të mbahen në të gjitha komunat e Kosovës. Qytetarët në këto zgjedhje janë të obliguar për ta dhënë kontributin me votën e tyre që i përcaktojnë njerëzit që do të udhëheqin me komunat në mënyrë që t’u jepet mundësi për ti mbrojtur interesat e qytetarëve ku ata jetojnë dhe për tu dhënë besimin kandidatëve që t’i përmbushin zotimet ndaj qytetarëve kua ata garojnë, pra ky është obligim për secilin qytetar andaj kujdes!!!.

 

Në zgjedhjet e 22 tetorit i obligon qytetarët të jenë tepër të vëmendshme në dhënien e votës së tyre ku duhet të jenë të kujdesshëm se ku po e orientojnë atë votë e cila shumë herë është keqpërdorë dhe është abuzuar sepse ju kemi besuar e tash jemi të detyruar të jemi të vëmendshëm e të mos ndihemi të tradhtuar nga ata qe kemi për t’i votuar (besuar)!!!.

 

Fushata ka filluar gati që një muaj dhe qytetarët kanë pasur mundësi t’i shohin kandidatët garues për kryetar komunash dhe kandidatët për asamble komunale. Të gjithë janë munduar të sillen si njerëz të besuar duke harruar se shumica nga ta në vetën e tyre janë të pa arsimuar. Pra të kemi kujdes se vota është e çmuar është obligim i cili përmban zotim e cila donë realizim e jo të mbetet vetëm premtim (mashtrim), pra bëhuni të vëmendshëm dhe votoni me përkushtim mos bini preh e fjalëve boshe nëpër kafe e qoshe sepse 4 vite mandat për fëmijët tonë do të jenë tepër gjatë. Pra ejani të jemi kujdesshëm e mos të vuajmë me gjatë sepse që 17 vite Kosova po vuan nga njerëzit ahmak!!!.

 

Në ketë fushatë po vërejmë shumë kandidatë duke bredh nëpër sokak, duke kërkuar votën edhe nga çdo person që nuk e njeh dhe duke mashtruar se ky do jetë një person që premton e realizon, pra ky është vetëm mashtrim e jo realizim, pra kujdes ta zgjedhim një kandidat të arsimuar e të ndërtuar!!!.

 

Kujdes votën ku po e drejton se më votën tënde, jetën e fëmijëve tuaj për një ardhmëri ose e lehtëson ose e shkatërron. Të jesh Kryetarë Komune nuk është privilegj sot në Kosovë, por është përgjegjësi e vështirë për të qëndruar sepse jemi me një gjendje tepër të mjeruar, andaj kujdes votën për kënd donë me dhuru sepse në krye të komunës duhet të votosh, e t’i besosh njeriut të ndërtuar dhe të arsimuar, pra kujdes!!!.

 

Kemi shume kandidat për asamble komunale, por shtrohet pyetja  a duhet votuar ashiqare?. Në asamble komunale duhesh të kesh kujdes sepse atu duhesh të qëndrosh e t’i mbrosh interesat për çdo qytetarë, pra duhet të kesh kujdes mos të futemi çdo kënd të sillet si për sfiladë mode por të jetë i ndërgjegjshëm në problemet që ka qytetari i çdo Komune. Pra kujdes mos e mbështet asamblistin komercial sepse ai është i prirur të kaloj kohën në kafe, rrugëve dhe në çaj e për problemet që ka qytetari nuk merr vesh aq sa merr vesh ‘’GOMARI’’, pra kujdes!!!.

 

Kujdes me 22 tetor me votën tonë kemi me caktuar për 4 vite ardhmërinë e fëmijëve tonë sepse jemi të obliguar t’i mbrojmë e mos t’i helmojmë mendjet e tyre, mos ta shkatërrojmë shëndetin e tyre, mos t’i humbin shpresën e tyre, mos t’i devijomë por të bëhemi bashkë t’i mbrojmë t’i edukojmë dhe jetën e tyre t’ua lehtësojmë e ta bëjmë një shoqëri të arsimuar ta bëjmë një jetë më të mirë për të jetuar. Pra kujdes kënd po e voton!!!.

 

Me 22 tetor dil dhe drejtoju kutisë së votimit mos rri i shtri e i vetmuar duke pa se si po shkon procesi i numërimit, por dil dhe bën  përpjekje  ta ndryshojmë gjendje e dëshpërimit dhe të mjerimit, dil e voto mbështete kandidatin për kryetar komune që ka vizion që dinë dhe që donë ndryshim që ka program dhe ka aftësi për angazhim e ndryshim.

 

Me 22 tetor kemi dy fletëvotime një për kryetar e tjetra për asamble komunale, kujdes kur të votosh sepse mbanë përgjegjësi individuale e familjare, shoqërore e morale. Të votojmë me dinjitet të votojmë me kujdes të votojmë me përgjegjësi ta rregullojmë jetën për këtë shoqëri, pra kujdes!!!.