.
×

Facebooku bie nga sistemi



Rrjeti i njohur social, Facebook, sërish është përballur me probleme në disa shtete dhe kontinente të ndryshme. Përdoruesit nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa veriore e Afrikës kanë raportuar për problem në qasjen e faqes së Facebookut.

Sipas disa përdoruesve që janë ankuar për probleme, atyre po u shfaqet një faqe e thatë, ndërsa të tjerët kanë thënë se njoftimet kanë mbetur të njëjta dhe nuk po rifreskohen. Shumica e ankesave janë raportuar rreth orës 9 e 30 të mëngjesit sipas kohës britanike.

Shtetet më të goditura nga këto probleme janë Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Holanda, pjesa veriore e Afrikës, Republika Çeke dhe një pjesë e Brazilit dhe Kilit.

Probleme të kohëpaskohshme të këtij rrjeti social janë raportuar edhe në pjesë tjera të botës. Rreth gjysma e personave që kanë raportuar për probleme kanë thënë se faqja nuk po hapet fare, ndërsa një e treta e tyre kanë deklaruar se kanë pasur probleme për ta hapur llogarinë e tyre.

Ndërkaq, rreth 15 për qind e përdoruesve që janë ankuar kanë thënë se ata kanë pasur probleme me hapjen dhe shpërndarjen e fotografive, shkruan “Daily Mail”