.
×

Eva Gjoni: Një letër e humbur dashurie



Ana ishte ulur dhe kishte marr nje liber per te lexuar, por nuk e kishte mendjen aty, ju kujtua diçka qe kishte lexuar per pasionin, çfare eshte pasioni, perse trajtohet si nje uri qe mbasi ushqehesh perfundon, pasion per te dashuruar nje njeri, nje qenje me bote, ndjenja, trup te gjalle te levizshem shuhet dhe pasioni per nje vegel muzikore nje violine vazhdon gjithe jeten, ajo eshte objekt i ngurt qe ti i jep tingull i jep shpirt, ti i jep gjithe vemendjen tende, nje lidhje e forte e nderthurur aq shume gati e rrezikshme ne varesine e saj, ti nuk shkeputesh dot, eshte obsesion do ta mbash me vete te qeteson te frymezon, trazon shpirtin tend, ti shkon diku tjeter jasht gjithesise njerzore. E pasioni per njeriun qenka nje pjate e shijshme qe kenaq deshirat nevojat trupore dhe kaq … jo jo jo mua nuk me ndodh keshtu ndoshta une duhet te kem problem me ato vatrat e trurit qe meren me urine, kishte pare nje emision per obezitetin, njerez te tille kishin probleme me urine e vazhdueshme qe varej nga keto vatra.Truri im i bie ka probleme me pasionin, une e dua dhe e puth njesoj Ate me deshire si dikur ne puthjet e para, prania e tij me ngroh me jep nje qetesi qe e ndjej me pershkon, molekulat qe dalin nga qenja e tij hyne brenda qenjes time me trazojne me perkedhelin . Hapi librin, dhe u çudit qe ne te gjeti letren qe aq shume e kishte kerkuar me vite, ishte letra qe i kishte shkruar ai.E morri, duart ju dridhen u kujtua sa emocion i kishte shkaktuar ajo leter. E hapi dhe filloj te lexoj … Te kam thene ndonjehere sa te dua, ta kam thene me fjale, se di, jo nuk besoj, une flas pak .Po ta them tani .Te dua ! E di çfare eshte prekja jote per mua, çfare ndodh te une kur duart e tua me lodrojne mbi trup, ku buzet e tua prekin…kthehem i gjithi ne shpirt, jam ndjenje, dhe shikoj si perpelitet trupi im, nuk jam mase e prekshme, nuk jam i bukur a i shemtuar, nuk jam i lodhur, i stresuar, nuk di çfare eshte mendimi, jam rryme, jam drite, ngrohtesi, fryme, jam fllad …nuk jam i dukshem por i trazueshem, depertues i embel, theres, i qete i paqte … nuk ka tik tak. Kur prane nuk te kam, te therras e ndiej qe ti hyn te une, rrotullohesh, shtriqesh dhe vesh trupin tim, une jam ti. Leviz me ty. Nuk ka rendesi ku je, çfare ben, çfare mendon, une te kam me vete cdo kohe. Ti je qenesia ime, keshtu do jete gjithmone, se mendoj … e ndjej kete ! Kam deshire te veshtroj pa fund, ti se di si te shikoj vjedhurazi kur besh gati ne mengjes, si vishesh, lyesh. Te veshtroj ku lexon nje liber, mundohen te kap çfare perjeton. Kur me del gjumi naten te shikoj kur fle, afrohem dhe marr eren tende. Te veshtroj kur lyen floket, kur lyen thonjte, si hekuros kemishat e mija ….te veshtroj dhe gjithmon jam kurioz si leviz, si flet, si reagon, gjithmone jam i etur per te njohur ty ! Puthje gjithkund … Ana e mori letren dhe e mbeshteti ne gjoks, por ndjeu pranine e tij, ktheu koken . Shiko çfare gjeta, letren tende, ti e di sa e kam kerkuar se di si ishte ketu ne kete liber? Leten e kisha une per vite te tera, e mbajta per ta dhene sot, nuk kishte nevoje te shkruaja tjeter, asgje nuk ka ndryshuar. Çdo here do shkruaja te njejtat fjale . Ajo u ngrit dhe shkoj prane tij, mbylli syte dhe i tha – me prek …. ndjeu duart e tij qe dridheshin lehte mbi fytyren e saj …. iken te dy ne nje bote qe ishte vetem e tyre, ne nje hapsire kur shpirtrat ishin te lire …. çdo gje eshte larg, ata jane si nje yll, kane hapsiren e tyre…