.
×

Euronews: shqiptarët në Serbi po rrezikohen nga sulmet e serbëv



Euronews me anë të një reportazhi përshkruan situatën e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë pas asaj që është cilësuar si “kriza e dronit”. Në qendër të vëmendjes janë gjuha e ashpër e Beogradit zyrtar dhe dhuna ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi

Kriza mes Tiranës dhe Beogradit e shpërthyer në stadium për të zbritur më pas në politikë, vazhdon të jetë e pranishme në Ballkan. Vetëm dy netë më para 5 biznese shqiptare të drejtuara nga shqiptarët janë sulmuar në qytetet serbe të Novi Sad dhe Vrsaç. Mbeten mister autorët dhe arsyete këtyre akteve vandale. Të enjten ishte rradha e ambasadës shqiptare në Podgoricë, kryeqyteti I Malit të ZI, që u object I sulmit me gurë. Policia arrestoi tre persona. Sulmi erdhi një ditë pas incidenteve që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes për eliminatoret e 2016-ës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ngjarja detyroi komisionin europian që të dënonte atë që ndodhi. Zëdhënësja për cështjet e jashtme dhe sigurinë, Maja Kocijancic u shpreh se Bashkimi Europian nuk kishte asnëj rol në atë që kishte ndodhur, dhe se politika nuk duhej të përzihej me incidentet në stadiumin e partizanit të Beogradit. Kocijancic ritheksoi disa herë se vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd e planifikuar për në 22 tetor ishte shumë e rëndësishme. Nga ana e tij kryeministri shqiptar mohoi cdo lidhje të mundshme të vëllait të tij që ndodhej në tribunë, në ngjarjet e së mërkurës. Duke konfirmuar se do të udhëtonte drejt Beogardit në 22 tetor. Kjo do të ishte vizita e parë e një kreu të qeverisë shqiptare në kryeqytetin serb pas 70 vjetësh dhe duhet të shënojnë një etapë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, që janë tensionuar edhe më shumë pas pavarësisë së Kosovës. Nga ana e saj qeveria serbe ka pritur si një hero presidentin rus Putin, duke zhvilluar katër ditë para festimet për 70 vjetorin e clirimit të kryeqytetit nga Ushtria e Kuqe. Kjo për të bërë të mudnur që dhe presidenti rus të merrte pjesë. Një mënyrë për të treguar se sa shumë është e lidhur dhe e varur Serbia nga Moska, pavarësisht dëshirës për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.