.
×

EULEX’i edhe për një mandat, shkak Gjykata Speciale



 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, do të përfundojë më 14 qershor të këtij viti. Por, megjithëse me mandat të modifikuar, prania e tij është e pashmangshme edhe pas kësaj date dhe ndërlidhet kryekëput me funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Avokati Tomë Gashi, deklaron se ka gjasa që të ekzistoje dhe të mbetet një njësi policore.

“Siç është thënë e cila do të veprojë kinse në veri por unë besojë se nëse ashtu ndodhë ajo njësi policore do të ketë autoritet në të gjithë territorin e Kosovës dhe kjo mund të ketë të bëjë posaçërisht me arrestimet e ardhshme që priten me fillimin e punës së GjykatësSpeciale”, thotë Gashi.

Ehat Miftaraj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se është koha kurRepublika e Kosovës duhet të kujdeset për të promovuar dhe ngritur sundimin e ligjit në Kosovë edhe përkundër vështirësive dhe besimit të ulët të publikut në këtë sistem.

“Në këtë drejtim duhet pritur që mandate i EULEX-it, pas qershorit të këtij viti të ndryshojë duke u bazuar në kompetenca kryesisht të monitorimitdhe mentorimit, me theks të veçantë në monitorimin e zbatimit të obligimeve të Kosovës në raport me GjykatënS peciale”, shprehet Miftaraj për Gazetën Alo.

Në qershor të vitit 2016, EULEX ka zbatuar mandatin e tij perms monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, për ta përforcua rrrethin e drejtësisë penale, me theks në luftimin e ndërhyrjes politike dhe monitorimit të lëndëve të ndjeshme.

EULEX gjatë këtij mandati ka patur përgjegjësi ekzekutive ofrimin e mbështetjes për vendimet në lëndët e të drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale.

Ky mision gjithashtu, ka ofruar mbështetje në dialogun Beograd-Prishtinë për të ndihmuar me zbatimin e marrëveshjeve të mbetura të dialogut në sferën e sundimit të ligjit.

EULEX Kosova, i krijuar në vitin 2008, ka ndihmuar dhe mbështetë autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht ato që lidhen me policinë, gjyqësinë dhe doganën.