.
×

EULEX ka transferuar rastin ‘Toka’ në Gjykatën Themelore te Prishtinës



 

Njoftimin e ka dhënë kryetari i trupit gjykues, i cili tha se vendimin e ka marrë menaxhmenti i EULEX.
Petko Petkov tha se rrjedhimisht të gjitha seancat e caktuara për ditët në vijim anulohen, dhe rastet do të trajtohen nga gjykata vendore.

Vendimin e ka kundërshtuar prokurori i rastit, po ashtu i EULEX’it.

“Ky është një turp për EULEX. Kjo është paaftësi për të vënë drejtësi misioni i EULEX”, tha ai .

“Ky është dështimi me i madh i EULEX, e jo ato skandalet qe kurrë nuk kanë ndodhur”, shtoi ai.

Në rastin “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar që ka të bëjë me tjetërsimin e pronave shoqërore në Veterrik dhe Llapnasellë.