[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

EULEX-i me aktivitete monitoruese dhe funksione të kufizuara



 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX do ta zhvillojë një plan gjithëpërfshirës për t’u siguruar që institucionet vendore të mos pësojnë rënie serioze të performancës, para se ai të largohet nga Kosova.

Mandati aktual i EULEX-it skadon më 14 qershor. Edhe pse nuk është marrë vendimi final nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, zyrtarë të këtij misioni kanë thënë se parashihet që në sistemin gjyqësor të mos ketë më gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por jo të gjitha kompetencat ky mision do t’ua dorëzojë institucioneve vendore. Disa prej tyre do të barten në BE, ndërkaq funksione ekzekutive të kufizuara, EULEX-i do të mbajë edhe pas 14 qershorit.

Megjithatë për periudhën pas qershorit 2018, formati i saktë dhe numri i stafit të EULEX-it, siç ka thënë Berisha-Rizaj, ende janë duke u trajtuar dhe do të jenë subjekt i një vendimi të shteteve anëtare.

Menu Title