.
×

EULEX-i heq dorë nga gjykimi i vrasjes së dy policëve më 2004



Botapress, 3 Prill – Disa muaj para përfundimit të mandatit, EULEX-i ka hequr dorë nga procesi gjyqësor ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e dy policëve në veturë të UNMIK-ut, në mars të vitit 2004.

 

Këto ditë, siç ka mësuar “Koha Ditore”, rastin e kanë dorëzuar te gjyqtarët vendorë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ky është procesi i 21-ti gjyqësor, prej të cilëve EULEX-i ka hequr dorë këta tre vjetët e fundit, shkruan Koha Ditore.

 

Tërheqja nga ky proces gjyqësor është arsyetuar me mungesën e kapaciteteve.

 

Katër të akuzuarit: Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, Alban Dezdari dhe Bedri Krasniqi ngarkohen me dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe tentim vrasjeje. Ata janë arrestuar vitin e kaluar, pak para ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e EULEX-it…