.
×

Eskalon situata mes reperëve: Anëtari i “BABASTARS”, ofendon rëndë Ledrin dhe Lumi B



Së fundmi, reperët e njohur të estradës kanë qenë temë diskutimi në mediat rozë. Lumi B javën e kaluar ishte pjesë e një interviste në ‘Nin’ ku pyetet se çfarë raporte ka me reperat e grupeve të tjera, si BABASTARS apo OTR, shkruan lajmi.net

Ai mendon se këto grupe më nuk ekzistojnë dhe kanë mbetur vetëm emër, duke thënë se BABASTARS është vetëm Majk apo edhe Ghetto Geasy, ndërsa për OTR thotë se është vetëm Noizy.

E më pas reagimet në rrjete sociale ishin të shumta, ku Agon Amiga publikoi disa fotografi me të cilat e ofendon Lumin.

“Ohhh tollum a e ke gjet nanën kush ta qet ngjum, kom menu qe je djal i mirë more ti, une ta mjeli bushtren bitch”, janë fjalët e reperit teksa i drejtohet Lumit.

Nga ana tjetër, një nga miqtë e ngushtë të Lumit është edhe Ledri Vula i cili ka zbuluar koncertet që do të mbajë gjatë kësaj kohe.

Ai mbrëmë sipas publikimeve do të performonte në Munchen të Gjermanisë.

Mirëpo, burime të afërta me lajmi.net bëjnë të ditur se Ledri mbrëmë ka performuar nën ethet e kërcënuesve, ku ishte i rrethuar me një numër të madh të sigurimave për shkak të ngjarjeve të fundit.

Mbase në deklaratat e Lumit dhe Agonit përfshihet edhe Ledri?.