[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Eskalon këshilltari i Kurtit: Fyen rëndë Gent Cakajn dhe motrën e tij



Këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, ka sulmuar kryediplomatin shqiptar, Gent Cakajn dhe motrën e tij e cila punon si gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, thotë se Cakaj ka mbështetur shkëmbimin e territoreve, ani pse ky I fundit mdihmoi shqiptarët e Preshevës dhe të qyteteve e fshatrave shqiptare në territorin e Serbisë, që të arrinin një rezultat më të mirë në zgjedhjet e fundit parlamentare, që u mbajtën më datë 21 qershor.

Hoxha tutje nuk la pa fyer edhe motrën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, për të cilën thotë se ajo ndihmoi rënien e Qeverisë Kurti.

Statusi i plotë të tij:

“Gent Cakaj na sqaroi se nuk është në plan shkëmbimi i territoreve. Pra, ai na tha se nuk ka më asnjë arsye të jetë ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Gjeniun e vogël e vunë aty pikërisht pse Ditmir Bushati nuk ishte dakort me planin e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut. Mos harroni që motra e Gentit ndihmoi nga Kushtetuesja të njëjtin projekt: rënien e qeverisë Kurti për të sjellë në jetë qeverinë Koti. Kjo e fundit kishte një projekt paketë: heqje reciprociteti, Zajednicë, heqje dorë prej anëtarësimeve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pra, Gent Cakaj është i tepërt. Ashtu si dhe Kushtetuesja apo dhe vetë presidenti i Kosovës.

E keqja është se ka shumë insitucione që i peshojnë rëndë trupi të këtij kombi.

 

Menu Title