.
×

Eskalon deputeti i AAK-së ndaj Rexhep Selimit – E kritikon për deklaratën ndaj Ramush Haradinajt



Deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demalijaj nuk i kanë pëlqyer deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi kur gjatë ditës tha se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, duke thënë se UÇK nuk mbrohet në këtë mënyrë lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale.

Demalijaj e ka kritikuar Selimin duke e quajtur atë edhe si “Gjeneral Manekeni i luftës”.Duke i dalë në mbrojtje shefit të tij, deputeti i AAK-së ka thënë se “tash (Rexhep Selimi) po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë.

“Gjeneral Manekeni i luftës qenka kthy në ekspert të drejtësisë.!! Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë..!! Shumë e ke mbrojtur ti UÇK-në prej demobilizimit e deri sot..!! Bash as ndi nuk ta ka për atë punë..!! Veç ke prit e ke përcill komandanta e vet, qysh ka thonë Ramushi ,, asnji therrë hy s’të ka’’..!!”, ka shkruar ai.Ndër të tjera, Demalijaj thotë se populli i Kosovës e ka vlerësuar më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë dhe se i dyti edhe tani do të triumfoj.“Bile paske mbrri në pozitën e prokurorit që me vlerësu fajësinë e Ramushit..!! Populli i Kosovës e ka vlerësu më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë..!! I dyti dhe tani do të triumfoj..!! Por po më vije keq në çfarë derexhe ke ardhë Rexhep Selimi..!!”, shkruan ndër të tjera ai.

Deputeti i AAK-së ka bërë edhe një pyetje për Selimin.“Lidhur me këtë fajësi që po e përmend kam nji pytje për ty..!!! A mos ke bo naj fabrikim (iftire) kundër Ramushit në gjykatë speciale se më askush nga ne nuk të beson..!! Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke kthy shumë rrastë..!!!”

“Ti pshu……a votat që i merr..!! Marre..!! Me falni miç pë këtë fjalën e fundit por nga mllefi i paftyrësisë së Rexhës ndaj shokëve të luftës e kam..!!”, ka përfunduar ai.Ndryshe, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi gjatë ditës tha se “nuk mbrohet UÇK duke heshtur, heshtin vetëm ata që e njenjë fajësinë”, ka thënë Selimi.

Selimi i është kundërpërgjigjur edhe Daut Haradinajt, i cili ka thënë se deputeti i VV-së ia ka huqur gjithë në politikë.“Po të kishim menduar njejtë do të ishim në të njëjtin subjekt politik, unë nuk jam aksidentalisht në VV, unë vetë kam zgjedhur që të jem këtu. Me AAK kam qenë një vitë, por kam bërë veprim të mirë që jam tërheq”, ka thënë Selimi.

Ky është reagimi i Shkumbin  Demalijaj i plotë në rrjetin social “Facebook”:

Gjeneral Manekeni i luftës qenka kthy në ekspert të drejtësisë.!!

Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë..!!

Shumë e ke mbrojtur ti UÇK-në prej demobilizimit e deri sot..!! Bash as ndi nuk ta ka për atë punë..!! Veç ke prit e ke përcill komandanta e vet, qysh ka thonë Ramushi ,, asnji therrë hy s’të ka’’..!!

Bile paske mbrri në pozitën e prokurorit që me vlerësu fajësinë e Ramushit..!!

Populli i Kosovës e ka vlerësu më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë..!! I dyti dhe tani do të triumfoj..!!

Por po më vije keq në çfarë derexhe ke ardhë Rexhep Selimi..!!

Lidhur me këtë fajësi që po e përmend kam nji pytje për ty..!!!

A mos ke bo naj fabrikim (iftire) kundër Ramushit në gjykatë speciale se më askush nga ne nuk të beson..!!

Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke kthy shumë rrastë..!!!

Ti pshu……a votat që i merr..!! Marre..!!

Me falni miç për këtë fjalën e fundit por nga mllefi i paftyrësisë së Rexhës ndaj shokëve të luftës e kam..!!