.
×

 Esenca e drejtësisë



 

egzona

Shkruar nga: Egzonë Morina

Në kushtet e ndryshme historike, drejtësia si bazë dhe themel i shteteve është ndërtuar për t’i shërbyer rregullimit të marrëdhënjeve shoqërore.Drejtësia krijohet dhe zhvillohet në përputhje me rrjedhat kohore të periudhave të ndryshme dhe çdo herë tenton që çdo proces i nisur ligjërishtë të përfundoj me një vendim “me të cilin askujt nuk do t’i shkelej e drejta e tij ,vendim ky me të cilin çdokush duhet  të merr atë që i takon”.Synimi thelbësorë i drejtësisë është zgjidhja e kontesteve me anë të ligjit.Drejtësia nënkupton të drejtën si diçka të lejueshme (legitimatio) për ta kërkuar, nëse kërkesa e kujtdo qoftë është e bazuar në rregulla,ligje dhe parime të drejtëisisë. Çështja e kuptimit të drejtësisë ka rëndësi të madhe shoqërore që nga kohërat më të hershme dhe si e tillë përherë është aktuale,duke marr parasysh sistemet e drejtësisë në shtetet e ndryshme të cilat apriori ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe kështu mund të krijohen zbrastësira juridike që vetëvetiu na bëjnë të kuptojmë se duhet bërë i qartë definimi i termit drejtësi. Thuhet se “Ajo që është në përputhje me rregullat dhe normat juridike të rendit juridik shoqërorë të një shteti dhe që është e lejueshme me normat morale të tij ne esencë paraqet thelbin e drejtësisë”.

Ky nocion  në shikim të parë na duket i thjeshtë, mirëpo në realitet ky definim është shumë i ndërlikuar,duke marrë parasysh tëresinë e akteve,parimeve juridike ,rregullave juridike ,normave qofshin ato morale apo ligjore ,masave të ndryshme ligjore ,aktet ndërkombëtare,interpretimeve të ndryshme ligjore që përbëjnë një tërësi apo kopruss të së drejtës që nuk mund të hiqet dorë nga ai. Drejtësia është bazë juridike mbi të cilën ndërtohet dhe zhvillohet shteti. Duke marrë parasysh funksionimin e shtetit ai nuk mund të jetë funksional, në qoftë se nuk janë shfrytëzuar në mënyrë racionale normat e kopussit të së drejtës me shfrytëzimin e të cilave do të garantohej funksionimi i shtetit në tërësi. Drejtësinë si shkencë e karakterizon fakti se ajo mbron rendin publik dhe privat që do të thotë se,ajo ka për qëllim të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të çdo subjekti të së drejtës, nëse konsiderohet se ato të drejta i janë shkelur apo rrezikuar.

Drejtësia na mëson të gjykojmë dhe të vendosim drejtë,ajo është garanci për të bindur njerëzit se çdo akt i kryer i tyre duhet të jetë në përputhshmëri me konditat e caktuara ligjore. Duke vepruar efektivisht në harmoni me ligjet njerëzit mund te ndikojnë në fuqizimin e të drejtave të tyre dhe ruajtjen e atyre të drejtave që i posedojnë.Çdo njeri i cili pretendon se ndaj tij është kryer ndonjë akt i kundërligjshëm,ka të drejtë të kërkojë të drejtën e tij të cilën ja garanton drejtësia.Për të realizuar këtë synim të caktuar, zbatohet ligji përmes të cilit duhet konstatuar e vërteta.Ligji mbron të gjithë qytetarët pa dallim.Para ligjit të gjithë janë të barabartë,ky është mesazhi i drejtësisë për qytetarët që të kërkojnë të drejtat e tyre,duke mos i lejuar askujt devijimin nga ligji.