[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ervin Shkulaku: Pse Trump duhet t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë



Nëse e mendojmë si një shqiptar, atëherë Biden duhet t’i fitojë zgjedhjet pasi ka afërsi me shqiptarët dhe fundja ka qenë në Kosovë para 3 viteve në mos gaboj. Edhe patroni i tij Sorosi ka afërsi me ne, pasi djali i tij vazhdimisht po vjen në Tiranë dhe ka miq të shumtë shqiptarë.

E megjithatë nëse bëhet president Biden ai do t’i nënshtrohet politikës së majtë e cila nuk është e mirë për shqiptarët e kjo duket në dialogun Kosovë-Serbi. Por Trump duhet t’i fitojë zgjedhjet dhe ka për t’i fituar pasi nuk mendoj se amerikanët do të mashtrohen nga rrjetet sociale, fundja nuk merren shumë me to pasi e kalojnë kohen duke punuar. Trump ka bërë disa ndryshime në Amerikë por po përpiqet të ndryshojë edhe disa padrejtësi në botë.

Ai i ka treguar “vendin” Evropës pasi duhet ta kuptojë se SHBA është e para, ka vendosur taksa shumë të drejta ndaj Kinës dhe ka tmerruar Putinin rus. Gjithashtu Trump po përpiqet të shpëtojë Amerikën nga asimilimi duke u përpjekur të ndalojë dundjet e popujëve latinë. Nuk kam asnjë kundër emigrantëve por i kundërshtoj nëse ata nuk integrohen. Miami, ose Majemi sic i themi në shqip, ka qenë dhe është një ndër qytetet më të bukura në SHBA, por sot shumë persona nuk dëshirojnë të jetojnë aty, dhe arsyeja është sse duhet të dish spanjisht pa ta jetosh aty. Pra, ky qytet kufitar me shtetet latine tashmë dalëngadalë po ndryshon demografinë dhe gjuha latine po zëvëndëson gjuhën angleze, dhe kjo falë emigrantëve që nuk integrohen.

Gjithashtu ka gazetaruca shqiptarë që përpiqen ta ofendojnë Trump-in por harrojnë se Trump edhe para se të bëhej president ka qenë një personazh i suksesshëm. E vecanta këtu është se Trump është vetëvetja dhe pikërisht duke u sjellë si vetëvetja e bën më të dashur me amerikanët. Duhet t’u frikësohemi atyre personave që të buzëqeshin e sillen mirë, e duke u pispillosur e duke u bërë si engjëll nëpër rrjetet sociale pasi ata nuk janë vetëvetja. Gjithashtu, Trump po tërheq ushtrinë amerikanë nëpër vende pa lidhje e cila pavarësisht se ndodhet aty për paqe armiqtë kanë përfituar dhe e kanë bërë si një pushtuese. Virusi Corona i dha goditje të rëndë Globalizmit dhe tashmë besoj se Trump po bën mirë që e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare të cilat kanë dështuar nga misionet e tyre dhe vetëm presin tenderin e radhës. SHBA dhe Bota ka nevojë të fitojë Trump.

Menu Title