.
×

Erotizimi – ekspozitë e piktorit shqiptar Gazmend Freitag në Linz të Austrisë



 

Artisti i njohur kosovar që jetone  vepron në Austri Gazmend Freitag sonte do të hap ekspozitën e tij me tematikë Erotizmi.

I njohur për pikturat e tij me vlera të larta artistike, para penës së piktorit Freitag janë “zhveshur” dhe “ekspozuar” emra të njohur të botës artistike e kulturore të gjinisë së bukur, qofshin ato të huaja apo shqiptare. Freitag me penën e tij ka zgjaur itneresim të madh te opinion dhe mediet austriake dhe evropiane. Mjaft kritikë të artit kanë shkruar recensione në të cilat kanë vlerësuar lart pikturat e artistit Gazmend Freitag

 

Erotika nuk varet vetëm nga morali seksual i individit, por edhe nga koha dhe kultura e mjedisit ku ai jeton.

HONORÉ DE BALZAC

 

Figura njerëzore, sidomos portetizmi i gruas është tematika me cilën Gazmendi merret vazhdimisht në artin e tij. Ai me sensualitet dhe pasion krijon portetet dhe aktet e bukura të femrave të cilat ai i njeh personalisht, me të cilat ka miqësi ose ato vetë janë artiste. Prandaj  pikturimi i aktit të gruas paraqet një prioritet të lartë në krijimtarinë e piktorit Gazmend Freitag. Ai iu është përkushtuar aq shumë asaj sa që madje ka ndjekur edhe një kurs përkatës në Universitetin për Art dhe Dizajn në Linz të Austrisë, me qëllim që të fitojë bazat thelbësore dhe me shumë finesë për këtë. Nga kjo rezultojnë jo vetëm studimet e shumta me laps, por edhe piktura vaji të formatit të madh të cilat stilistikisht janë të vendosura midis impresionizmit modern dhe ekspresionizmit.

URSULA PFEIFFER

 

Erotizmi

GAZMEND FREITAG

Vernisazh, 17.05.2018, 20.00

Ekspozitë deri më 12.7.2018

 

KULTURVEREIN STRANDGUT

SHOQATA KULTURORE STRANDGUT

 

STRANDGUT  – Art, Kulurë, Literaturë

Hapur çdo të enjtë prej orës 18!

STRANDGUT – Shoqata për Arte të Bukura, Kabare dhe Literaturë

Ottensheimer Straße 25, (Alturfar, hyrja përmes Fischergasse), 4040 Linz, Austri