[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Eroll Velija: Masoneria – Shqipëri & Kosovë



*    Description: Mesazh  Masonët francezë tentojnë zgjerimin në Kosovë e Shqipëri

 

Sekretari i punëve të jashtme të lozhës më të vjetër në Evropë “Orienti i Madh i Francës” Patris Bijo, në një intervistë për Tv Alsat, tha se po punojnë intensivisht që aktivitetin e tyre të shtrijnë edhe në Kosovë dhe Shqipëri për ta rritur sa më shumë bashkëpunimin rajonal.

“Së pari në Shqipëri mbajtëm shumë konferenca në universitete me studentët dhe në njëfarë mënyre morën sinjale për ekzistimin e interesimit. Ne nuk kemi lozhë në Shqipëri, kështu që është vështirë kur nuk je i përfaqësuar dhe kur nuk ke disa vëllezër që të ndërmarrin masa konkrete dhe për shembull që të iniciojnë aderimin e shqiptarëve në masoneri.

Atë që e diskutuam me vëllezërit tanë në Maqedoni është se mund të ndërmarrin rolin e urës që do ta lidhin Shqipërinë, pasi shumë mirë e njohin dhe e dinë se disa nga shqiptarët të cilët janë të interesuar që t’iu bashkohen muratorëve të lirë dhe kjo është diçka për çka po punojmë po ashtu së bashku me vëllezërit tanë këtu.

Kosova është një shembull tjetër për bashkëpunimin të cilin mund ta zhvillojmë, ndërsa disa kosovarë janë të interesuar që të bëhen masonë.

Krahas kësaj, mendojmë se është shumë më e dobishme, më efikase dhe më e urtë që të shkojmë përmes vëllezërve tanë këtu, pasi ata janë të njoftuar shumë mirë me situatën politike, me pozitën gjeografike, me kulturën, në vend se nga Parisi të merren vendime, do ta bëjmë këtë ose atë, pasi ne mund edhe të gabojmë nëse e bëjmë këtë.

Pra, ideja jonë është që të promovohen vlerat tona në Shqipëri dhe në Kosovë, me ndihmën e vëllezërve tanë këtu në Maqedoni”, deklaroi Patris Bijo, sekretar i punëve të jashtme të Orientit të madh të Francës.

 

Menu Title