.
×

Ermali dhe Ledri hipin mbi tavolina



Sot nis edhe sezoni i tretë i emisionit të Ermal Mamaqit, e të ftuarit e tij janë treshja e artistëve, Ermal Fejzullahu, Ledri Vula e Lumi B.

Këta të fundit po bëjnë namin me bashkëpunimin e tyre të fundit me këngën “Tavolina”, projekt muzikor që arriti të marrë miliona klikimesh në youtube.

Ermal Mamaqi, në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ka postuar një fotografi, pjesë nga emisioni i tij më i ri, ku shihet ai bashkë me rep artistin Ledri Vulën, të cilët kanë hypur mbi tavolina.

Ermal Mamaqi është njëri nga aktorët dhe moderatorët më të dashur të shqiptarëve. Ermali shquhet për batutat e tij të cilat i ka shumë të natyrshme, e emisioni i tij “6 ditë pa Ermalin” është njëri nga më të ndjekurit anembanë trevave shqipfolëse.