[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ermal Fejzullahu publikon foto me Albert Krasniqin: Të qoftë i lehtë dheu jarani jem



 

Këngëtari Ermal Fejzullahu përmes një fotografie në Instagram ka reaguar pas vdekjes së Albert Krasniqit, raporton Gazeta Botapress.

“Të qoftë i lehtë dheu jarani jem, RIP Albert Krasniqi” , ka shkruar Ermal Fejzullahu derisa ka publikuar një foto me të ndjerin.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë./Botapress/

 

Menu Title