.
×

Eriksen shumë afër kalimit në Inter



Mesfushori i Tottenham Christian Eriksen mund të largohet në dimër tek skuadra italiane.Gazeta The Times raporton sonte që mesfushori i Tottenham është shumë afër kalimit në Inter, pasi që ka një marrëveshje në princip të arritur nga klubi italian.

Raporti thotë se daneze pritet që të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me vlerë prej 100 000 funtesh në javë, ku do të bëhet njeri prej lojtarëve më të paguar të klubit.

Spurs dëshirojnë rreth 20 milionë funte për Eriksenin këtë muaj duke dashur të përfitojnë nga ai pasi që kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë në verë.