[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Erdogan uron Kurtin për postin e kryeministrit – mësohet përmbajtja e letrës



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Albin Kurtin për postin e kryeministrit të Kosovës. Sipas komunikatës nga Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë, Erdogan, në mesazhin e urimit ka shprehur bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet.

“Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë”, ka shkruar Erdogan.

“Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona. Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, është shprehur presidenti turk.

“Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, thuhet në urimin e presidentit Erdogan.

Menu Title