.
×

Erdogan: Turqia dëshiron të vallëzoj në çdo dasmë të Lindjes së Mesme



Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij iranian Hassan Rohani janë takuar pavarësisht mospajtimeve të fundit.

Delaratat e tyre pas takimit ishte shumë të kujdesshme, derisa nuk u lejuan pyetje nga gazetarët.

Erdogan tha se ajo që po ndodh në Jemen është e papranueshme.

“Nuk më intereson se a janë shiit apo sunit ata që po vriten, ata të gjithë janë myslimanë”, tha Erdogan.

Vizita dhe deklaratat e Erdogan në Iran sipas analistëve shihen si përpjekje që Turqia të jetë pjesëmarrëse në secilin vallëzim në secilën dasmë në Lindjen e Mesme.