.
×

Erdogan nuk ndalet, tash ‘sulmon’ edhe me Francën



 

Turqia e Erdogan, e cila është afruar shumë së fundmi me Rusinë e Putin ka nisur një fushatë të ashpër propagandistike, kundër vendeve perëndimore të cilat i ka aleate ne NATO. Së fundmi presidenti Erdogan ka sulmuar nëpërmjet mediave të tij, edhe Francën, për rolin e saj në Siri.
“Flasin për paqen dhe propozojnë lloj lloj hartash, por në të vërtetë në terren forcat e vendeve të ndryshme perëndimore po i hedhin benzinë zjarrit në Siri”, shkruajnë ato.

Pak ditë më parë, mediat turek raportuan se forcat speciale franceze janë të stacionuara në pesë baza në Sirinë e Veriut, në zona që përkojnë me ato ku operojnë kurdët peshmerga.

Agjencia Anadolu jepte madje edhe objektin konkret ku janë stacionuar 70 forca speciale dhe bëhet fjalë për një fabrikë cimentoje pranë kodrës Mistanur dhe fshatit Harab-Isk në provinën Ayn al-Arab. Po kështu 30 forca special operojnë në Raqqah duke specifikuar edhe se krahas tyre vepron edhe regjimenti parashutist i këmbësorisë detare dhe forcave komando të regjimentit të 10-të.

Fabrika e cimentos ku janë vendosur trupat franceze është ndërtuar nga kompania franceze Lafarge në vitin 2010 dhe agjencia turke nuk kursehet në disa hollësi me natyrë operative dhe delicate.

Lidhur me këtë çështje që duket se është autorizuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ish-këshilltari për mbrojtjen i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron është shprehur për Sputnik se sjellja e mediave turke është e papranueshme.

Sipas Dominique Trinquand duhet mbajtur parasysh se kurdët ishin ndër të parët që kundërshtuan ISIS, grupi që sot përbën alibinë e angazhimit të përgjithshëm të të gjitha vendeve që kanë mësyrë në Siri.

Ai ka pranuar se Macron ka shprehur mbështetje për kurdët, por ka shtuar se nuk është planifkuar ndonjë operacion shtesë në terren.

Është vënë re se rrjedhja në mediat turke erdhi pak pasi Macron deklaroi pas takimit të tij me përfaqësues të Forcave Demokratike Siriane se milicia franceze do të bëjë çmos për të stabilizuar zonën në veri të Sirisë.

Nga kjo pikëpamje vendimi i Turqisë për të nxjerrë të dhënat dhe ekspozuar trupat franceze bën pjesë në politikën antikurde të Ankarasë, por ajo zbulon më së miri se plani i fuqive demokratike të Europës është ndarja e Sirisë të paktën në zona influence me atë praktikë që la si trashëgimi epoka koloniale.