.
×

Erdogan kërkon ulje të normave të interesit, thotë se janë ‘nëna dhe babai i djallit’



 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për ulje të normave të interesit duke i cilësuar si “nëna dhe babai i djallit” pas njoftimit për rënie të valutës turke, lira.“Nëse njerëzit e mi më thonë vazhdo në këtë rrugë, unë them se do të vazhdoj me fitore luftën kundër këtij kursi të normave të interesit”, ka thënë Erdogan në Ankara, duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 24 qershor.

“Sepse unë besoj se normat e interesit janë nëna dhe babai i djallit”, ka thënë ai gjatë një fjalimi me disa përfaqësues biznesorë.

 

Fjalimi i tij ka qenë reflektim i lajmeve se Erdogan ka mbajtur një takim me ekipin e tij ekomonik pas rënies së vlerës së lirës.Është raportuar se gjatë këtij viti, valuta turke ka rënë për 10 përqind në krahasim me dollarin amerikan.Pas takimit, Erdogan dhe ekipi ekonomik është pajtur për të marrë masa për uljen e normave të interesit dhe mbrojtje të lirës.