.
×

Erdogan ia kthen nderin Thaçit për gylenistët: E çon në Ankara me aeroplan special dhe ia nxjerr gardën



 

Botapress, 9 Korrik

Presidenti  Hashim Thaçi, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë që do të mbahet në Rezidencën Presidenciale. Thaçi që kishte bashkëpunuar me Erdoganin për dëbimin e gylenistëve, duket se është shpërblyer nga Erdogan i cili ka nxjerr gardën ndërkohë qe Presidenti i Kosovës shihet duke dalë nga një aeroplan special.

Thaçi ka mbërritur në Aeroportin Esenboga të Ankarasë në kohë të përafërt me presidentin sudanez Omar Al Bashir, ndërsa dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekçi, shkruan AA.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në të njëjtën ceremoni. Ndryshe, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia e inagurimit do të mbahet pasi Erdoğan paraprakisht të japë betimin në kuvendin turk.Pas ceremonisë, presidenti Erdoğan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë. Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoğan do të shpalosë edhe kabinetin presidencial.

 

VIDEO