[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Erdogan i thotë fjalët e para pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm dhe vdekjeprurës që goditi vendin e tij, në mbrëmjen e së premtes. Të paktën katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tërmet prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi provincën lindore turke të Elazigut.

Erdogan ka uruar mëshirë nga Zoti për viktimat e tërmetit tragjik që tronditi Turqinë lindore.

“Si President, dua t’ju bëj me dije se po e ndjekim situatën nga afër”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter, në internet.

“Ne qëndrojmë pranë kombit tonë me të gjitha institucionet dhe organizatat tona, veçanërisht AFAD dhe Kızılay”, ka deklaruar ai.

“Uroj mëshirë nga Zoti për vëllezërit tanë që humbën jetën në tërmet dhe uroj shërim të menjëhershëm për ata që u plagosën”, është shprehur Erdogan.

Menu Title