.
×

Erdogan i quan të fëlliqur dhe të korruptuar politikanët kosovarë



Portali online “Almakos” ka publikuar një lajm, në të cilin thuhet se Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se politikanët e Kosovës janë të fëlliqur dhe të korruptuar.

 

“Almakos” – portali online ka publikuar një lajm në të cilin thuhet se Presidenti i Turqisë i ka quajtur politikanët e Kosovës “të fëlliqur”. Por, krejt çka shkruhet në këtë lajm të publikuar sot (të mërkurën) në orën 16:30, është vetëm kjo deklaratë e Erdogan dhe nuk dihet se ku e ka thënë këtë Presidenti turk.

 

“Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan, ka bërë një deklarate interesante ne lidhje me politikanet e Kosovës, duke i quajtur si njerëz te flliqt te cilët vetëm vjedhin.

 

“Shumë projekte te Turqisë u ndaluan nga Kosova, dhe ketë e bene vetëm disa politikan te fëlliqur te çilet dëshirojnë vetëm te pasurohen” u shprehë Erdogan”, shkruan në tekstin e publikuar nga ky medium online.