.
×

Erdogan e përkrahë Ozilin për largimin nga kombëtarja e Gjermanisë



Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thënë se futbollisti gjermano-turk Mesut Ozil ka shfaqur “qëndrimin kombëtar dhe vendas” për largimin nga kombëtarja e Gjermanisë. Erdogan foli në një konferencë për media pas takimit me grupin parlamentar të partisë së tij, raportoi “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

“Vendimi nga Ozil dhe qëndrimi që ka marrë ai është komplet nacional dhe vendas. Është shumë më tepër se një vlerësim. E uroj atë, sepse një qasje e tillë raciste për shkak të fesë së tij ndaj një të riu që i dha gjithçka ekipit kombëtar gjerman, duke kontribuar në sukseset e ekipit të tij, ishte plotësisht e papranueshme”, tha Erdogan.

Ozil, para se t’i bashkohej Gjermanisë, ai kishte dalur në një foto me Erdoganin. Por për këtë gjest, ylli i Arsenalit është kritikuar nga kryetari i Federatës së Futbollit Gjerman, Reinhard Grindel./PE/