Tentimi i mediave ndërkombëtare për t’i përshkruar terroristët si heronj dhe për t’i injoruar viktimat e tyre është pjesë e një plani të lig kundër popullit dhe qeverisë së Turqisë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Standardi i dyfishtë që mediat ndërkombëtare e përdorin në mbulimin e incidenteve që na kanë ndodhur viteve të fundit është i njohur,” ka thënë Erdogan në ceremoninë hapëse të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Stanboll, tema e së cilit për këtë vit është “Tentim puçi i dështuar i korrikut 2016”, transmeton Express.
Duke thënë se bota i mbylli sytë para fitores madhështore të Turqisë ndaj tentim puçit, Erdogani po ashtu theksoi se është e rëndësishme që tregimi i ngjarjes që ndodhi natën e 15 korrikut të bëhet vazhdimisht përmes literaturës dhe artit.
Të paktën 248 persona u vranë dhe 2.200 u lënduan në tentim puç, për të cilin Ankaraja e fajëson klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen.