.
×

Era Istrefi shkon në pushime me DJ e njohur



Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht Era Istrefi është mjaft e dashur nga publiku, e për këtë ndan shumë nga jeta e saj në rrjetet sociale.

Bukuroshja jonë ka publikuar kohët e fundit një video projekt muzikor gjersa ka mbajtur edhe disa koncerte.

Ajo së fundi ka nisur pushimet verore dhe si destinacion për relaksim ka zgjedhur plazhet fantastike të shtetit grek – Mykonos.

Mirëpo Era nuk ka shkuar e vetme por shoqërohet edhe nga DJ i famshëm, Julian Perretan, me të cilin është përfolur se është në lidhje.

Dyshja është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në fotot e tyre në Instagram nuk kanë munguar komentet ngacmuese, që i kanë rënë në sy të gjithëve.

Këngëtarja ishte ulur në karrigen e pasagjerit teksa Juliani i voziste.