.
×

Epike: Jakup Krasniqi në shoqëri të Pacollit dhe Anna Oxa-s (Foto)



Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka publikuar një fotografi të paparë deri me tash në publik. Fotografia e vitit 1999 shfaq ish kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqi në shoqërinë e Pacollit dhe këngëtares së famshme italiane me prejardhje shqiptare, Anna Oxa.

Dihet se Anna Oxa ka qenë në lidhje dashurie për një kohë të gjatë me Pacollin.

“Duke shikuar në albumet e mia hasa në këtë foto. Më Jakup Krasniqin në vitin 1999 gjatë qëndrimit të tij si mysafir i imi në Lugano”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Dihet se Pacolli dhe Krasniqi tashmë nuk janë miq siç mund të duken në këtë fotografi, pas akuzave të shumta që ish kryekuvendari i bëri në adresë të ish presidentit të Kosovës.