.
×

Enver Hoxhaj kërkon votat e Lëvizjes Vetëvendosje për Demarkacionin



 

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Vetëvendosje që ta votoj Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, atëherë Qeveria do të kërkoj mbështetjen e deputetëve të Listës Serbe.
“I ftoj kolegët nga VV që ta votojnë, nëse nuk janë të gatshëm ta votojnë ne do ta kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe dhe nëse Lista Serbë voton pro është krejt në rregull. Nëse nuk votojnë deputetët shqiptarë ne do të kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se do të ketë një shpejtësi të re e cila merret me çështjen e dialogut me Serbinë.

Hoxhaj ka folur edhe rreth debatit për krijimin e ushtrisë së Kosovës, duke e drejtuar gishtin nga LDK-ja për mos stagnimin në këtë proces.