[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Enrique Iglesias humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi



Këngëtari spanjoll me famë botërore, Enrique Iglesias ka bërë të ditur se koronavirusi I ka marrë jetën një personi shumë të dashur. Përmes një reagimi në “Instagramin” e tij, këngëtari bëri të ditur se ishte ndarë nga jeta njerku I tij, apo babai I motrës Tamara Falco.

Enrique ju bëri thirrje spanjollëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për të dashurit e tyre.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!” -shkruan këngëtari i njohur.

Gjithashtu mediat spanjolle I kushtuan artikuj vdekjes së biznesmenit të njohur, Carlo Falco, I cili në moshën 83-vjeçare u nda nga jeta disa ditë më parë, pasi u infektua nga koronavirusi.

“Ndërsa Spanja ndjek Italinë në luftën me shpërthimin e COVI-19, ku mijëra vdekje janë raportuara deri më tani, këngëtari spanjoll Enrique Iglesias mori lajmin e trishtuar se babai i motrës së tij, Tamara Falco, ka vdekur nga koronavirusi. Carlos Falcó, ishte martuar me nënën e Enrique, Isabel Preysler në 1980, pasi ajo ishte ndarë nga babai i Enriques, Julio Iglesias” shkruajnë mediat spanjolle

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Menu Title