[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Enrique e pranon këtë për Messin



Luis Enrique e ka pranuar se Barcelona varet shumë nga Leo Messi

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pa asnjë hezitim e ka pranuar se Barcelona varet shumë nga pesë herë më i miri i botës, Leo Messi dhe se shpreson të vazhdojë kjo gjë edhe për shumë vite, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi po kalon nëpër një formë të mirë, pavarësisht paraqitjes kundër PSG-së. Ai ka shënuar deri më tani 35 gola në 35 ndeshje, dhe ishte vendimtar në fitoren e Barcelonës kundër Atletico Madridit, i cili shënoi golin e tri pikëve.

“Do të tregohesha naiv nëse them se nuk varemi në lojtarin më të mirë në botë”, tha fillimisht Enrique, i cili shtoi: “Shpresoj se do të vazhdojmë të varemi nga ai edhe për shumë vite tjera”.

“Edhe më tej e konsideroi atë më shumë si një sulmues. Nganjëherë ai shpenzon më shumë kohë në mesfushë, duke na ndihmuar, por nuk ka rëndësi ku pozicionohet Leo Messi më shumë. E rëndësishme është që ai të vazhdojë me këtë formë”, shtoi Enrique. /

Menu Title