.
×

Enis Veliu: Skandaloze, deputetët bëjnë lojna n’Kuvend, Evropa  “furnizon” Kosovën me mish të prishur



 

 

Deri sa deputetet e Kuvendit të Kosovës e kanë shndërruar në lojë miratimin e demarkacionit më Malin e Zi, në Kosovë futet mish, i cili në vendet e BE-së, është i destinuar për ushqim të kafshëve.

Mos u çuditni ai lloj mishi, ndoshta është servuar si biftek nëpër restorante, e si gullash nëpër gjellëtore, e për suxhuk s’po flasim fare.

Gjatë kësaj kohe kompania turke “Calik&Limak”, e cila e ka privatizuar distribucionin, aplikon reduktime të gjata të energjisë elektrike, edhe më ketë askush s’po merret, madje të heshtur po qëndrojnë edhe rreth 200 mijë qytetarë të kësaj Republike që jetojnë me rreth 1 euro në ditë.

Gjatë kësaj kohe kur i gjithë fokusi mbetet te demarkacioni, Qeveria po shpenzon milionat e fundit nga rezervat shtetërore për të mbuluar vendimet politike.

Ata që kanë të sëmurë nëpër spitale e din që në këtë kohe nëpër spitalet publike nuk gjenden as gjerat me elementare për të shëruar një paciente.

Paramendojeni në QKUK, por edhe spitale rajonale nuk ka gjilpëra, nuk ka pambuk, nuk ka ngjitës, infuzioni në këtë fazë mund të konsiderohet si luks.

Paramendojeni për ta realizuar operacionin qytetaret duhet të blejnë të gjitha, edhe mantillet një përdorimesh për mjeket. Edhe këta nuk gjenden.

Deri sa deputetet po luajnë në Kuvend, qytetaret po vdesin duke pritur një vizë për trajtim jashtë shtetit, shumë të tjerë, nuk e presin as këtë, po vdesin në mungesë të mjeteve.

Po jetojmë në një shtet ku thuajse janë bërë dy sisteme paralele të drejtësisë. I pari aplikohet për qytetaret normal të këtij shteti. Për ata që nuk e kanë dajën ministër, tezën gjykatëse, mixhën prokurorë, valluan zëvendësministër, dajën kryeshef… etj. E i dyti aplikohet për të pasurit, politikanet dhe biznesmenët. Familjaret e këtyre janë gjithmonë në pako.

Njerëzit në këtë shtet për të ardhur deri këtu, gjithmonë i ka mbajtur shpresa, por tashmë edhe këtë të fundit e kanë humbur