.
×

Bleona Qereti është shqiptare



Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, pasi largohet nga vendlindja ndjen mall.
Këngëtarja tashmë prej vitesh jeton në Amerikë, nga ku kërkon të hyjë në tregun muzikor ndërkombëtar, por kjo nuk do të thotë se ajo e “harron” Shqipërinë.
Bleona ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto, e veshur me ngjyrat e flamurit kuqezi, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Krenare që jam shqiptare”.
Kjo foto e ka afruar edhe më shumë këngëtaren me fansat, duke marrë edhe komplimente nga ana e tyre.