.
×

Enca më në fund sqaron mosmarrëveshjet me Noizyn



Enca Haxhia ka folur për herë të parë rreth mosmarrëveshjeve me Noizyn. Këngëtarja Enca Haxhia në një intervistë për NIN ka folur për të parën herë rreth mosmarrëveshjeve që ka pasur me reperin Noizy, me të cilin dikur ka bashkëpunuar dhe e ka konsideruar mik.

Enca në emisionin në fjalë la të kuptohet se nuk ka inate me Noizyn ani pse i kanë prishur raportet.

”Kemi pasur suksese të mëdha bashkë, jam shumë krenare për ato suksese, për gjithçka që kemi ndërtu. Unë nuk kam armik. Nuk kam bërë asgjë me te keqe për ta lënduar ndyshe nga çka bëre ai. Mesazhi qe me erdhi mua ishte më kërko falje publikisht ose do të shkruaj diçka në Instagram . Jo që humba një shok por e kuptova që kurrë se kam pasur një shok.”, ishin fjalët e Encës e cila tha poashtu se pas publikimit të këngës ‘Kujt po i han’ e ka kuptuar se Noizy po vazhdon ta ndjek dhe për këtë i vjen mirë.

”Kujt po i han për mu ishte limiti. Nuk ishte diçka direkte për askënd..Mu bo qejfi që vazhdon me më përcjell”, ka përfunduar ajo.