.
×

Emra tjerë të shqiptarëve të shpëtuar nga “Norman Atlantic”



Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri, ka marrë informacione nga Konsullata e tyre në Janinë dhe nga roja bregdetare greke për emrat e shtetasve shqiptarë të cilët janë evakuuar dhe të tjerët të cilët gjenden në spital.
Në listën e pasagjerëve të evakuuar në bordin e anijes “ABY JEANNETTE” ndodhën shtetasit shqiptarë të mëposhtëm: Refik, Sheraf dhe Donika Aliko, Festim dhe Hasie Cuci dhe Brunilda Kazo.
Sipas MFA të Shqipërisë, dy persona, që njëri prej tyre është fëmijë, gjenden në në anijen Cruise Europe dhe për pak orë ata do të mbërrijnë në Igumenicë.
Aleksandër dhe Enkeleida Beqiraj, janë dy personat që janë duke qëndruar në Cruise Europe.
Ndërsa në Itali, aktualisht gjenden shtetasit: Senada Kolekaj, Robert Mane dhe Alban Skendaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri, ka dhënë edhe informacionet që ka Qendra e Emergjencave në Romë, ku e cila ka informuar se janë evakuuar nga trageti por presim informacion mbi vendndodhjen e: Leonard Beqiraj, H. Cukja, G. Gega, V. Kane, L. Ndreu, J. Qerama, P. Zhuri, K. Zhuri dhe A.Zhuri.
E përpos këtyre të evakuuar janë edhe shtetasit me nënshtetësi tjetër: A. Pashaj (nënshtetësi italiane) – I evakuuar / Igumenicë, Jonel Lamcaj (nënshtetësi italiane) – I evakuuar /Aby Jeannette, S. Qendro (nënshtetësi italiane) – I evakuuar/presim informacion mbi destinacionin dhe J. Kristo – I evakuuar në Aby Jeannette. /KP/