.
×

Elvis Naçi i del në mbrojtje Halil Kastratit: Nuk duhet ta ofendojmë një njëri që bën kaq shumë të mira



Teologu i njohur dhe imami, Elvis Naçi i ka dalë në mbrojtje humanistit kosovar, Halil Kastratit, pas kritikave që iu drejtuan këtij të fundit për promovimin e aktiviteteve të tij bamirëse.

Naçi, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se mënyra se si mendon ta pasqyrojë bamirësinë e tij, është çështje e Kastratit dhe se askush s’mund t’i imponojë asgjë.

Sipas tij, është e rëndësishme që të bëjmë gjëra të mira, në mënyrën që ne mendojmë që është e mirë.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Nje sugjerim per ata qe flasin per Halil Kastratin: Halil Kastrati ne veçanti dhe cdo Shqiptar qe ben mire duhet te meritoje respektin e te gjitheve! Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamiresine e tij eshte e drejte e tije dhe askush nuk mund ti imponoje dicka tjeter!

Me rendesi eshte te bejme gjera te mira dhe ne formen qe mendojme se eshte me e mira, por te ofendojme dhe perçmojme nje njeri qe po ben kaq shume te mira nuk i sherbejme as Shqiptareve dhe as Shqiptarise!