.
×

Elton Deda: Nuk besoj në zot, pasi nuk ka zot



Botapress, 3 Maj 

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?

Nuk besoj në Zot, dhe rrjedhimisht nuk e ngrita kokën te Ai.
Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
S’kam vrarë, vjedhur, ose intriguar njerëz në këtë botë. Për çfarë më kanë bërë e dinë ata. Për mua janë të falur 100 për qind.
Kujtimi i fundit më i ëmbël?
Një drekë me të dashurën time dhe një debat me kolegun tim të dashur, Erjon Zaljoshnja.
Paratë që shpenzove së fundmi, dhe pse?
I shpenzova për gjëra të vlefshme për shtëpinë. Zarzavate, mish, verë, birrë dhe perime. Pse? Sepse njeriu do të hajë mirë dhe me qejf.
Kur e përjetove qiellin e shtatë?
Kur kuptova që i gjashti nuk bënte me gallatë.
Sa kohë ka kaluar kur vuajte për shkëputjen e gjysmës tjetër?
Ca kohë. Por gjysma qenka e çuditshme, mendon se e ke gjetur, pastaj gjithçka është ndryshe… Më mirë të lejosh të tjerët të jetojnë, dhe ti të jetosh jetën tënde.
E keqja e të qenit çift?
Që je vetvetja! Ajo/Ai kanë pretendimet e tyre, por të gjithe duan të flenë vetëm. Sado që shtiren, përfundimi është i njëjtë, duan të flenë vetëm.
Nëse do të ishe mashkulli i vetëm i rruzullit, si do i menaxhoje femrat?
Do i merrja me terezi, një e nga një. Fundja do isha i vetmi, kohë plot dhe femra plot. Avash, avash….