[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Elisa Manaj portieria nga Kosova që po shkëlqen



 

Elisa Manaj nga fshati Gllarevë komuna e Klinës, 15 vjeçare merret me sport kryesisht me futboll, luan në ekipin e KFF Kieva si portjere në këtë ekip, shkruan Botapress.info

Kjo 15 vjeçare ka talent të madh në këtë sport, që disa vite luan, Elisa po cilsohet si talente e madhe në këtë sport dhe ka shumë talent si portjere. Trajneri i cili ka meritat në këtë është Alban Krasniqi thotë vet Elisa, shkruan Botapress.info

Në Kosovë ka pak vajza që merren me këtë sport dhe pak që e kanë talent të lindur. Vajza nga komuna e Klinës ka shumë merita në fitoret e klubeve në të cilat ka luajtur ajo. Kosova si shtet i ri mund të ja mundësoj një të ardhme të ndritur pasi talenti i saj është i pa diskutueshem dhe nuk mund të hedhet poshtë në asnjë formë.

Elisa Manaj pret ftesa nga klubet e mëdha pasi talenti i saj e ka bërë të kërkohej shumë në klubet e tjera. Manaj e ka favorit ekipin e Barcelonës dhe lojtar të preferuar Lionel Messi, po ashtu e ka favorit kombëtaren e Shqipëris dhe po ashtu ekipin e Kosovës, shkruan Botapress.info

Ëndrra e saj është të luaj për ekipin e vajzave në klubin e Barcelonës dhe të bëhej një portjere me shumë ndikim tek masa duke i ndihmuar dhe vajzave të tjera dhe me ato para të ndihmoj vendin e saj Kosovën.

Majlinda Kelmendi në sportin e Judo-s ka arritur shumë suksese pasi pos talentit e ka pasur dhe mundësin, Kosova mund ta ketë dhe një talent tjetër në sportin e futbollit një vajzë e cila mund ta bëjë krenar Kosovën si shtet duke u bërë portjerja e parë vajzë nga Kosova me ndikim dhe sukses në botë.

Ky sport është shumë i përhapur në botë por vajzat sidomos në Kosovë tani janë duke thyer tabu dhe tani Kosova mund të ketë një yll me emrin Elisa duke shkelqyer në fushat e blerta të botës si vajza e parë nga Kosova duke bërë dritë në klubet e botës, shkruan Botapress.info

Menu Title