.
×

Eliot Engel: Ju flas si mik i juaj i vjetër, dhuna nuk ka vend në politikë!



Botapress, 3 nentor – Kongresmeni Eliot Engel ka uruar Kosovën për MSA-në por ka shprehur shqetësim për protestat e fundit të dhunshme ne Kuvend.

 

UASHINGTON, DC-Kongresmeni Eliot L. Engel,  Anëtar i Komitetit të Kongresit amerikan për Punë të Jashtme, ka bërë një deklaratë me anë të cilës uron Kosovën për Marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian (BE) për(MSA) dhe  ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me protestat e fundit të dhunshme:

“Unë e përgëzoj Kosovën për nënshkrimin e  Marrëveshjes per Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të ardhshëm në BE dhe integrimit në Aleancën Verio Atlantike.

“Megjithatë, unë dua të shpreh shqetësimin tim për mosmarrëveshjet politike të vazhdueshme të Kosovës. Së pari dhe më kryesorja, dhuna nuk ka vend në politikë. Opozita e Kosovës ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e veta publikisht për t’u dëgjuar nga ata që janë në qeveri. Por gazi lotsjellës dhe trazirat nuk kanë vend në sheshin publik, dhe  shpërthimi i i fundit i trazirave vetëm inkurajon forcat që duan ta mohojnë njohjen dhe prosperitetin  Kosovës  që e meriton.

Si një mik i vjetër i popullit të Kosovës, i gjithë spektrit politik, unë u bëj thirrje të gjithëve që të vazhdoni të flisni, të jeni të qetë, dhe të shprehni vullnetin tuaj politik në mënyrë paqësore përmes institucioneve demokratike të Kosovës” thuhet në deklaratën e kongresmenit amerikan Elito Engel të cilën e transmeton Botapress.