.
×

Eliona Pitarka bën deklaratën e dashurisë në emision live



Pas kërcimit të vlerësuar me plot 28 pikë nga juria e “Dance With Me”, aktorja Eliona Pitarka për herë të parë bëri një deklaratë publike dashurie.

Meqë tangoja për të tha se është kërcim dashurie, këtë kërcim ajo vendosi t’ia dedikojë të dashurit të saj, për të cilin nuk tha nëse ishte në sallë apo jo.

Gentian Zenelaj: Eliona, nëse ka pasur ndonjëherë ndaj teje komente negative, sonte ata njerëz duhet t’i thërrasin mendjes dhe t’i tërheqin të gjitha mbrapsht. Bravo të qoftë, sepse mua gjithmonë më ka treguar eksperienca se njerëzit që vijnë pa asnjë eksperiencë dhe pa një njohje artistike nganjëherë dalin njerëz me talent shumë të madh. Bravo, të kam parë në skenë, por në kërcim je uau. Ju kam shumë xhan. (Mateus) Flitet që ti në Klan me dike je pleksur, kështu se…është e vërtetë?

Mateus Frroku: Është e vërtetë apo jo? Më thuaj diçka më shumë se nuk di gjë.

Gentian Zenelaj: Thuhet se ti je pleksur me dikë në Klan. Thashethemet e klanit, të restorantit.

Mateus Frroku: Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë.

Gentian Zenelaj: Ok

Eliona Pitarka: Meqë jemi tek këto çështjet e zemrës, kështu, po…skam bërë ndonjëherë deklaratë publike.

Gentian Zenelaj: Më fal, ti dhe …jo,jo, jo se mu ngri gjaku.

Eliona Pitarka: Meqë Tango për mua është kërcimi i dashurisë, dua t’ia dedikoj njeriut tim të zemrës këtë kërcim.

Gentian Zenelaj: Kush është ky?

Eliona Pitarka: Sapo thashë që nuk kam bërë asnjëherë asgjë publike. Unë mendoj se këto çështjet private t’i ruajmë vetëm për veten tonë, sepse abuzojnë shuam mediat. Kështu që hera e parë që po e bëj, por zemër ky kërcim ishte vetëm për ty.

Alketa Vejsiu: E njeh gjë këtë zemrën ti kush është?

Eliona Pitarka: Nuk e njohin jo.

Gentian Zenelaj: Më fal, kjo zemra është në sallë për momentin, apo diku në shtëpi duke ngrënë kokoshka?

Eliona Pitarka: Po e lë me pikëpyetje edhe këtë.

Gentian Zenelaj: Qenka në sallë.