[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekzekutohet një 43 vjeçar shqiptar në Spanjë



 

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ekzekutuar rreth mesnatës së të martës në rajonin e Terragonës, në Spanjë.Autoritetet policore të qytetit kanë deklaruar se bëhet fjalë për një shtetas 43-vjeçar shqiptar, që ishte banues në atë lagje.

“Lajmërimi në polici ishte bërë rreth orës 00:45, ndërsa trupi i shqiptarit ishte gjetur i shtrirë në trotuar dhe emergjenca mjekësore konfirmoi më pas vdekjen e tij”, thuhej më tej në deklaratë.

Sipas mediave lokale, 43-vjeçari shqiptar është qëlluar nga një makinë me xhama të errët, e cila u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa Zyra Hetimore e Terragonës po punon për zbardhjen e ngjarjes./BP/

Menu Title